Gjithçka gati për Final 8 të Kupës së Kosovës

Basketboll

Gjithçka gati për Final 8 të Kupës së Kosovës

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:08
Ilustrim

Federata e Basketbollit të Kosovës dhe KB Rahoveci të martën në zyre të FBK-së e kanë organizuar konferencën e fundit para fillimit të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet prej 27 shkurt deri më 3 mars në Rahovec.

Alban Rama, anëtar i Bordit të KB Rahoveci, ka thënë mes të tjera: “Ne jemi shumë të lumtur që palestra është kryer me kohë dhe kemi arritur që besimin e dhënë nga Federata e Basketbollit të Kosovës ta arsyetojmë, pra me një organizim të shkëlqyeshëm.

Ne jemi të gatshëm dhe qysh nga sot ka filluar shitja e biletave, ku do të ketë bileta ditore me çmim 2 euro, derisa për tifozët e ekipeve do të ketë bileta të veçanta 1 euro, pasi që ata do të jenë të pranishëm vetëm në ndeshjet e skuadrave të tyre dhe më pas duhet të lirojnë palestrën”.

27.02.2019

E mërkurë 

Bashkimi - Prishtina 14:00 (Femrat/Gjysmëfinalja e II)

E mërkurë ora 16:30
Z Mobile Prishtina vs Trepça 

E mërkurë ora 19:00
Rahoveci vs Don Bosko

28.02.2019
E enjte ora 16:30

Golden Eagle Ylli vs Feronikeli 

E enjte ora 19:00
Ponte Prizreni vs Bashkimi

01.03.2019 
E premte ora 16:30 

Gjysmëfinalja e I 

E premte ora 19:00
Gjysmëfinalja e II

02.03.2019
E shtunë ora 19:00, Ndeshja për medaljen e bronztë

03.03.2019

E diel

14:00, Finalja në konkurrencën e femrave 

17:00, Finalja në konkurrencën e meshkujve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat