Bashkimi i revoltuar: Referim katastrofal - faleminderit

Basketboll

Bashkimi i revoltuar: Referim katastrofal - faleminderit

Nga: K. G. Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:38
Bashkimi i revoltuar: Referim katastrofal - faleminderit

Bashkimi nga Prizreni është i revoltuar shumë në referim, madje fajëson gjyqtarët për eliminimin nga Kupa e Kosovës në basketboll (femrat).

“Me një referim katastrofal - "faleminderit", e humbëm betejën, por jo edhe luftën. Na vjen shumë keq që dëshpëruam tifozët tanë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, por komplet çerekun e fundit e luajtëm pa amerikanen Danisha Shaw që deri në momentin e daljes nga loja ishte më efikasja tek të dyja ekipet me 18 pikë të shënuara.

Por, kjo humbje nuk na gjunjëzon, përkundrazi na motivon edhe më shumë për t'u kthyer fuqishëm në kampionat, ku duam ta mbrojmë titullin e kampionit të rikthyer pas shtatë vjetësh në Prizren. Në fund një falënderim nga zemra për "Arpagjikët" që na përkrahën tërë kohën si dhe të tjerët. Shihemi në kampionat!”, shkruan në faqen e KB Bashkimit. Bashkimi mundet në gjysmëfinale me rezultat 76:69 nga Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat