Harta e kupës së Kosovës

Basketboll

Harta e kupës së Kosovës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:00
Harta e kupës së Kosovës

Sot në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll që është duke u mbajtur në Rahovec në program janë dy ndeshje cerekfinale, Golden Eagle Ylli – Feronikeli me fillim nga ora 16:30 dhe Ponte Prizreni – Bashkimi me fillim nga oa 19:00. Fituesi i duelit Golden Eagle Ylli-Feronikeli do të takohet me Z Mobile Prishtinën që në cerekfinalen e së mërkurës e ka mposhtur Trepcën, derisa fituesi i duelit Ponte Prizreni – Bashkimi do të ballafaqohet me Rahovecin që në cerekfinale u tregua skuadër më e mirë se Don Bosko.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të premten në ora 16:30 dhe 19:00, ndërsa ndeshja për vend të tretë do të luhet të shtunën, si dhe finalet në të dyja konkurrencat të dielën. Po ashtu në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës të dielën në Kuvendin Komunal në Rahovec, Federata e Basketbollit të Kosovës me fillim nga ora 11:00 do të mbaj Kuvendin e Punës, ku kryetari i FBK-së do të raportoj në emër të Bordit para delegatëve të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat