Bukuri e rrallë, ndezët si bombë Rahoveci! Kryetari i Komunës e mban në profilin e tij...

Basketboll

Bukuri e rrallë, ndezët si bombë Rahoveci! Kryetari i Komunës e mban në profilin e tij...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Bukuri e rrallë, ndezët si bombë Rahoveci! Kryetari i Komunës e mban në profilin e tij...

E rrallë si asnjëherë me parë! Palestra e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec krijoi një pamje të mahnitshme të mërkurën mbrëma, një mrekulli e rrallë apo sikur një bombë sportive! Palestra e stërmbushur, mbi 2 mijë shikues i dhanë shije të këndshme Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll.

Rahoveci dëshmoi me Komunë se dinë të organizojnë ngjarje të mëdha. Gjithsesi nuk kishte si mos të fascinohet edhe kryetari i Komunës Smajl Latifi, jo vetëm nga atmosfera por edhe për një bukuri që tani e ka Rahoveci dhe përgjithmonë një palestër fantastike, më të bukurën në vendin tonë, një palestër që i kishte munguar qytetit dhe rahovecianëve me rrethinë.

Image

Një panoramë e bukur, një shkëlqim dhe një frymëmarrje sportive për qytetin që jeton me basketbollin dhe sportin. Një test që u kalua dhe meriton notë dhjetëshe, si për organizim e për atmosferë, që la pa fjalë shumë akterë në Kosovë, që nuk ia kishin besën Rahovecin! Rahoveci dha provimin si për shikueshmëri dhe si për organizim. Kryetari i Komunës Smajl Latifi ka vënë foton e atmosferës drithëruese në profilin e tij. Mahnitëse apo jo! Aty ku jetohet me basketbollin.  Një investim i mençur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat