Pas humbjes, Bashkimi ndryshoi destinacion udhëtimi dhe anuloi stërvitjet

Basketboll

Pas humbjes, Bashkimi ndryshoi destinacion udhëtimi dhe anuloi stërvitjet

Më: 1 mars 2019 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Bashkimi u mposht mbrëmë nga rivali lokal, Ponte Prizreni, me rezultat 84-74, në çerek-finale të Kupës së Kosovës në basketboll, e cila u luajt në Rahovec.

Media mëson se ekipi i Bashkimit kishte marrë kërcënime para ndeshjes, se nëse nuk fiton përballjen me Ponten, do të përballej me masa të rrepta, madje klubit i është thënë se nuk ka çfarë të kërkojë më në Prizren.

Paraqitjet e dobëta të ekipit kanë ndikuar në frustrimin e tifogrupit, “Arpagjikët”, të cilët thonë se kanë kërcënuar klubin para ndeshjes së mbrëmshme.

Një përfaqësues i tifogrupit prizrenas ka treguar se skuadra ka ndryshuar destinacionin e udhëtimit pas humbjes mbrëmë, si dhe ka anuluar stërvitjet e sotme.

“Para se të luhej ndeshja (kundër Pontes), ne ishim në stërvitje dhe u thamë lojtarëve se duhet të fitojnë patjetër, nëse nuk fitoni nuk keni çka të kërkoni në Prizren,” është shprehur burimi ynë.

“Ata mbrëmë nuk janë kthyer fare në qendër sportive, autobusi është ndalur në një lagje tjetër, sonte i kanë anulu stërvitjet.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat