Gasol shkëput kontratën me San Antonio Spurs, ja cili është plani i tij

Basketboll

Gasol shkëput kontratën me San Antonio Spurs, ja cili është plani i tij

Më: 1 mars 2019 Në ora: 23:53
Pau Gasol

Një nga më të mirët në historinë e basketbollit spanjoll, Pau Gasol, ka marrë një vendim të madh për vazhdimin e karrierës.

Gasol ka vendosur që të shkëpus kontratën e tij me San Antonio Spurs, dhe po planifikon që të kalojë në konferencën lindore.

Qendra spanjolle po e mendon kalimin tek skuadra e Milwakuee Bucks, dhe padyshim se do të ishte një ndihmë e madhe për Giannis Antetokounmpon, i cili me skuadrën e tij po bëjnë shumë mirë këtë edicion.

Gasol më parë është paraqitur edhe me skuadrën e Los Angeles Lakers, ku ishte shpallur kampion.

Kalimi tek Bucks do të ishte diçka e re për lojtarin, i cili kaloi shumë vite duke luajtur në konferencën perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat