‘Eksplodon atmosfera’, dhjetëshe për Rahovecin! Vendimi i FBK-së shumë i qëlluar!

Basketboll

‘Eksplodon atmosfera’, dhjetëshe për Rahovecin! Vendimi i FBK-së shumë i qëlluar!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:22
Atmosfera

Kur kishte dalë vendimi me 11 janar të vitit 2019, se KB Rahovecit iu është besuar organizimi i Final 8 i Kupës së Kosovës në basketboll, disa kishin dyshuar madje disa e kishin vlerësuar si një gabim i madh, por parashikimet e disave dolën të pasakta dhe të dështuara.

Image

Palestra në Rahovec

 “Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të premten ka marr vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës për vitin 2019 të organizohet në Rahovec nga klubi i basketbollit Rahoveci. Në konkursin e  hapur nga FBK prej 28 dhjetor 2018 deri më 9 janar 2019 për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, ka konkurruar KB Rahoveci, duke i plotësuar të gjitha kushtet në bazë të konkursit dhe Udhëzuesit për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës”, kështu shkruhej në vendimin e 11 janarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ky vendim doli shumë i qëlluar apo i mençur, që i tejkalojë parashikimet për organizimin shembullorë të kësaj gare të basketbollit nga KB Rahoveci.  

Image

Titulli në "Bota sot" me 12 shkurt 2019

Ndërkaq, në shkrimin e gazetës “Bota sot”, me 12 shkurt, thuhej mes të tjera: “ E para, dyshohej se palestra mund të jetë e gatshme për finalet e mëdha, por gjithçka u rregullua fije e për pe dhe palestra është e gatshme qysh tani, duke heshtur edhe ata pesimistët apo që fërkonin duart në ndonjë dështim eventual. E dyta, dikush e sheh Rahovecin si një provincë dhe jo vend i përshtatshëm për zhvillimin e një ngjarje ashtu si i ka hije, pra finaleve të Kupës së Kosovës.   Vendimi i bordit të FBK-së, me kryetarin e këtij asociacionit, Arben Fetahu, ka qenë sa i guximshëm aq edhe i qëlluar, sepse me një vendim të tillë zhvillon vlerat sportive aq më shumë edhe promovon basketbollin, në një qytet që tash e sa ditë po jeton me frymën e këtij sporti, ndër më atraktivët në vendin tonë”.

Rahoveci vërtet po jeton me basketbollin. Rahoveci para 27 shkurtit e deri me sot është shndërruar në një qendër të fuqishme të basketbollit. Rahoveci është shndërruar në dasmë sportive, në festë basketbollit dhe nuk ka skutë e vend që nuk diskutohet për organizimin shembullorë dhe që meriton notë me shumë se dhjetë! Mbi 3000 shikues në palestër! Çfarë të thuhet e çfarë të komplimentohet apo ku të gjejmë fjalë aq të mëdha, për mrekullinë që bënë rahovecianët. Palestra mbi 2750 ulëse, nuk ka vend për të gjithë. Basketbolli po vlon, atmosferë, lojëra me rivalitet të madh. Normalisht edhe kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu i bëhet zemra mal, që me bordin e tij vendosën drejt, mençur, që i dhanë organizimin Rahovecit, që për herë të parë u bë me palestër sportive. Rahoveci në këmbë, po jep shembull të një organizimit të përmasave ndërkombëtare.

Të gjithë që janë në klub, po i japin edhe djersën e fundit, po japin edhe atomin e fundit, po e bëjnë më të mirën së bashku me komunën, që ka kryetar Smajl Latifin. Por më e mira e më të mirës po shndërrohet në katër anët e palestrës, në një atmosferë drithëruese, sikurse të jemi në ndonjë palestër që zë mbi 20 mijë shikues dhe jo 3 mijë.  Atmosferë për 10-she, organizimi më shumë se notë 10-she. të gjithë të mahnitur me organizimin që bënë rahovecianët. Të gjithë në Rahovec janë në këmbë, flasin me krenari për rivalitetin dhe që klubi i tyre është në finalen e madhe dhe që nesër në orën 17.00 ndeshen me Z Mobile Prishtina.

Image

Pamja e jashtme e palestrës në Rahovec

Krejt në fund, nesër të gjitha rrugët e Kosovës çojnë në Rahovec, por mjerisht palestra nuk ka kapacitet më shumë se 2750 shikues, se vërtet do të ishin mbi 10 mijë të interesuar për të parë finalen, mes Rahovecit historik dhe skuadrës së trofeshme Prishtina. Komplimente për Rahovecin, për qytetin dhe për tifozët që ka ky qytet, që për pak ditë ka harruar të gjitha brengat tjera, po kënaqet me basketbollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat