E çuditshme çka ngjau dje në Rahovec te basketbolli, e pabesueshme!

Basketboll

E çuditshme çka ngjau dje në Rahovec te basketbolli, e pabesueshme!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:47
Armosfera

Rahoveci, qyteti që ka shpërthyer në festë të basketbollit! Një fakt interesant, i rrallë dhe mahnitës ndodhi dje në Rahovec. Burimet tona shumë të sigurta bëjnë me dije, se në qytetin që është çuar në këmbë për basketbollin, që po jeton me artin e basketbollit, që po shijon bukurinë e lojës së këtij sporti, po shiten biletat sa çelë e mbyll sytë.

Qyteti që njihet për kultivimin e vreshtave dhe të verës, nuk flet asgjë tjetër, vetëm për basketbollin. Në shitje dje ishin mbi 2000 bileta për takimin Rahoveci – Ponte Prizreni, befasisht u shiten deri në orën 14.00! Nuk ka më bileta! Organizatorët organizohen shpejt, shtuan ulëset edhe për 750 veta! edhe 750 bileta në shitje. “Mbrëmë ishin 3000 shikues! 2000 bileta janë shitur deri në orën 14.00 dhe i kanë qitë edhe 750 tjera në shitje.

Image

Mbi 3000 mijë shikues kanë qenë, duke llogaritur edhe ata rreth parketit”, tha një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Nesër është finalja e madhe e Kupës, mes Z Mobile Prishtina – Rahoveci dhe do të janë më shumë se 3 mijë veta, nuk do të ketë vend t’i zërë numrin e madh të të interesuarve”, tha më tutje burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat