Finalja e madhe po vjen!

Basketboll

Finalja e madhe po vjen!

Më: 2 mars 2019 Në ora: 16:36
Ndërkaq finalet në të dyja konkurrencat do të luhen të dielën, në ora 14:00 do të ballafaqohen Penza dhe Prishtina, kurse në ora 17:00 Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci.

Z Mobile Prishtina ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit në ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës që është duke u zhvilluar në Rahovec.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 83:77.

Më të merituarit për triumfin e Z Mobile Prishtinës ishin Divine Miracl Myles me 31 pikë, 5 kërcime e 5 asistime, Khalid Boukichou me 14 pikë, 16 kërcime e 3 asistime dhe Mikaile Tmusic me 14 pikë.

Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më të dalluarit ishin Clayton Everett me 34 pikë, 7 kërcime e 3 asistime, Alban Veseli me 15 pikë, 7 kërcime e 4 asistime dhe Leonard Mekaj me 15 pikë, 4 kërcime e 5 asistime.

Ndërkohë Rahoveci ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë gjysmëfinale para rreth 2500 shikuesve të pranishëm në palestër duke e mposhtur Ponte Prizrenin me shifrat 84:77.

Më të merituarit për triumfin e ekipit nikoqir ishin James Stanback me 24 pikë e 3 kërcime, Fred Richardson me 18 pikë e 9 kërcime dhe Arian Qollaku me 17 pikë, 4 kërcime e 5 asistime.

Te Ponte Prizreni më efikasit ishin Elliott Cole me 19 pikë e 4 asistime, Urim Zenelaj me 17 pikë e 9 kërcime dhe Blend Matoshi me 13 pikë e 4 kërcime.

Duhet theksuar se të shtunën në program është ndeshja për vend të tretë ku do të përballen Ponte Prizreni dhe Golden Eagle Ylli me fillim nga ora 19:00.

Ndërkaq finalet në të dyja konkurrencat do të luhen të dielën, në ora 14:00 do të ballafaqohen Penza dhe Prishtina, kurse në ora 17:00 Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat