Golden Eagle Ylli fitues i medaljes së bronztë - Bota Sot
Golden Eagle Ylli fitues i medaljes së bronztë

Basketboll

Golden Eagle Ylli fitues i medaljes së bronztë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 13:16
Golden Eagle Ylli fitues i medaljes së bronztë

Skuadra e Golden Eagle Yllit të shtunën mbrëma ka triumfuar ndaj Ponte Prizrenit në ndeshjen për vend të tretë në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës që është duke u zhvilluar në Rahovec.

Ndeshja ka përfunduar me shifrat 91:67.

Medaljet e bronzta ekipit nga Suhareka ia ndanë Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Bekim Hoxha, kryetar i KB Rahovecit.

Duhet theksuar se në gjysmëfinale, Golden Eagle Ylli u pati mposhtur nga Z Mobile Prishtina dhe Ponte Prizreni nga Rahoveci.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të luhet të dielën me fillim nga ora 17:00 në Rahovec, ndërmjet nikoqirit, Rahovecit dhe Z Mobile Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...