NBA, Pau Gasol bashkohet me ekipin më në formë të momentit

Basketboll

NBA, Pau Gasol bashkohet me ekipin më në formë të momentit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 08:47
Pau Gaso

Pau Gasol, i cili para dy ditësh prishi kontratën me San Antonio Spurs pas pakënaqësive për minutat e luajtura, ka zyrtarizuar kalimin e tij te Milwaukee Bucks.

Basketbollisti spanjoll do të luajë tashmë për ekipin më të mirë të NBA për momentin, që ka 48 fitore dhe vetëm 15 humbje në sezonin aktual.

Në skuadrën ku luan edhe Giannis Antetokounmpo, Gasol mund të plotësojë dëshirën e tij për të luajtur më shumë, por edhe për të luftuar për unazën e tretë të kampionit në NBA (2 i ka fituar me Lakers).

Milëaukee Bucks është skuadra e pestë me të cilën do të luajë Pau Gasol në SHBA. Më parë ka luajtur për Memphis Grizzlies, Los Angeles Lakers, Los Angeles Lakers, Chicago Bulls dhe San Antonio Spurs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat