Lojë e madhe e Prishtinës, por e pafat kundër italianëve

Basketboll

Lojë e madhe e Prishtinës, por e pafat kundër italianëve

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2019 Në ora: 22:41
Pallacanestro Varese - Prishtina

Lideri i Kampionatit të Kosovës, Z Mobile Prishtina, bëri lojë të madhe, por e pafat që të fitoi sfidën në duel me ekipin nga Italia, Pallacanestro Varese. Prishtina pësoi humbje me rezultat 80:77 (25:12, 12:20, 15:28, 28:17) nga Pallacanestro Varese, në ndeshjen e parë të tetës së finales së FIBA Europe Cup në basketboll. Ndeshje e fortë është zhvilluar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Në një atmosferë të zjarrtë mbi 2 mijë shikues, panë një rivalitet të madh dhe me kthesa në rezultat. Z Mobile Prishtina tregoi fuqinë e saj por e pafat. Atmosferë  drithëruese në palestër, Prishtina jashtëzakonisht e mirë sidomos në çerekun e dytë dhe të tretë. Në çerekun e parë, italianët zotëruan  lojën dhe udhëhoqën edhe me 13 pikë (12:25), duke krijuar përshtypje se me lehtësi do të ia dalin nga sfida në kryeqytet. Kështu nuk ndodhi, sepse minutat vijues ishin në favor të Prishtinës, kur u konsuliduan dhe i dhanë zjarr lojë.

Me kalimin e minutave, ndeshja fiton në tempo dhe bardhekaltrit gradualisht ofrohen në rezultat (23:27). Në minutën e 20-të, Prishtina në disavantazh me 32:37, por çereku i tretë ka qenë eksploziv. Prishtina luante me gjithë arsenalin e saj, në anën tjetër edhe përkrahja e madhe e tifozëve ka qenë aleati i fortë, veçmas “Plisat”.

Në minutën e 30-të, Prishtina në epërsi me tetë pikë (60:52) dhe në anën tjetër atmosferë brilante nga tifozët.  Lojë e madhe e Prishtinës që e vunë në siklet Varesen, një ekip me traditë që dhjetë herë ka fituar titullin në Itali. Dhjetë minutat e fundit, minutat drithëruese, luftohej për çdo top dhe për fitore. Te dyja palët luftonin me tërë fuqinë që kishin.   

Në minutën e 32-të Prishtina në epërsi me 10 pikë (65:55), ndërsa ngushtohet rezultatin në 68:61 (34’). Në minutën e 35-të, rezultati 72:66,  që shtoi ethet në mesin e të pranishmëve. Ndërkohë ngushtohet në 72:69 dhe  lojë dramatike deri në fund. Në minutën e 36-të skuadra italiane barazon rezultatin në 72:72 përmes një treshe dhe ndeshja bëhet edhe më e paqartë. Minutat e fundit në drithërima!

Një minutë pa përfunduar takimi rezultati 77:76 në favor të Prishtinës. Varese me pas kalon edhe në epërsi me 77:78, duke habitur të gjithë të pranishmit. Ekipi italian fiton me 80:77 ndaj Prishtinës, ndërsa pas një jave luhet sfida e kthimit në Varese. Basketbollisti Dominique Archie me 22 pikë ka qenë më efikasi te italianët dhe Dardan Berisha me 21 te Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat