Marsi i basketbollit 

Basketboll

Marsi i basketbollit 

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:11
Nga e majta Artina Hasani, në mes Elvira Dushku (sekretare e përgjithshme) dhe djathtas Edita Medudjanin.

Basketbolli në ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes, e para në një atmosferë brilante u organizua Kupa e Kosovës në Rahovec, ku ishin të pranishëm mbi 3000 shikues në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, pastaj të mërkurën që e lamë pas në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, u zhvillua ndeshja mes Z Mobile Prishtinës dhe Varese, e cila përfundoi në të mirë të italianëve me 3 pikë dallim (77:80), në kuadër të tetës së finales së FIBA Cup, ku ishin të pranishëm mbi 2500 shikues, atmosferë drithëruese apo vlonte palestra nga atmosfera! Shkurt e shqip, muaj mars është muaj i basketbollit.

Sot është dita e 8 marsit dhe dita e gruas, kështu që Federata e Basketbollit e Kosovës ka uruar gratë për këtë ditë të shenjtë. Dhe krejt në fund, një foto është postuar në profilin e FBK-së, foto e ditës ku shihen  nga e majta Artina Hasani, në mes Elvira Dushku (sekretare e përgjithshme) dhe djathtas Edita Medudjanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat