Warriors në krizë, mposhten edhe nga Phoenix Suns

Basketboll

Warriors në krizë, mposhten edhe nga Phoenix Suns

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:05
Warriors në krizë, mposhten edhe nga Phoenix Suns

Një disfatë e pa pritur për kampionët në fuqi të NBA.

Golden State Warriors pësojnë humbjen e gjashtë në dhjetë ndeshjet e fundit në NBA, që tregon se skuadra nga Oakland nuk po kalon një periudhë të mirë.

Këtë herë kampionët e NBA, u mposhtën në Oracle Arena nga skuadra e fundit në Konferencën e Perëndimit, Phoenix Suns me rezultat 111-115.

Devin Booker me 37 pikë, 8 kërcime dhe 11 asistime ishte lojtari më meritor për këtë fitore të Suns, kurse te Warriors u dallua Klay Thompson me 28 pikë të realizuara. Përkundër kësaj humbjeje, Golden State mbetet në krye të Konferencës së Perëndimit.

Mposhtet edhe kryesuesi i Konferencës së Lindjes, skuadra Milwaukee Bucks, që u mund nga San Antonio Spurs me rezultat 121-114.

LaMarcus Aldridge me 29 pikë dhe DeMar DeRozan me 28 udhëhoqën Spurs drejt fitores dhe vendit të shtatë në Perëndim.

Fitore minimale e Houston Rockets, përballë rivalit nga Teksas, skuadrës Dallas Mavericks me rezultat 94-93.

Kjo ndeshje u karakterizua me mbrojtje të fortë nga të dy ekipet. Eric Gordon me 28 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i mbrëmjes, kurse James Harden u ndal në vetëm 20 pikë të realizuara.

Toronto Raptors mbajnë gjallë shpresat për vendin e parë në Konferencën e Lindjes, pas fitores ndaj Miami Heat, me rezultat të thellë 125-104.

Kyle Lowry me 24 pikë, 7 kërcime dhe 10 asistime ishte lojtari më i mirë i këtij takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat