Është lojtar stoli, por thyen rekordin historik të NBA-së

Basketboll

Është lojtar stoli, por thyen rekordin historik të NBA-së

Më: 13 mars 2019 Në ora: 15:33
Lou Williams

Basketbollisti i Clippers, Lou Williams, ka vendosur rekordin e ri të pikëve të realizuara nga një lojtar që e nis ndeshjen nga stoli. Numri 23 i Clippers historikisht ka qenë një “lojtar i gjashtë” në skuadrat ku ka luajtur, por kjo ia ka vlejtur.

Falë 34 pikëve të realizuara në fitoren 140-115 që Clippers arritën ndaj Boston, Lou Williams ngjitet në kuotën 11.154 pikëve të realizuara duke e nisur ndeshjen nga stoli. Ai theu rekordin e mëparshëm të 11.147 pikëve që mbahej nga Dell Curry (babai i Stephen Curry).

“Jam i nderuar për këtë rezultat, është diçka speciale për mua. Nuk ka rëndësi nëse je lojtar stoli apo titullar, kjo është diçka magjike për mua, të jem në listën e rekordeve të NBA-së. Tashmë jam një lojtar me rëndësi në sportin tonë”, tha Lou Williams.

Interesant fakti se Stephen Curry, ylli i Golden State, nuk e dinte që babai i tij mbante rekordin e pikëve të realizuara nga një lojtar stoli në NBA. “U desh që Williams të thyente rekordin e babait tim që unë ta mësoja këtë fakt. Urime”, shkruan Stephen Curry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat