Vaki në basketbollin e Kosovës, 15 vjeçari nga Rahoveci luan tre ndeshje brenda një dite

Basketboll

Vaki në basketbollin e Kosovës, 15 vjeçari nga Rahoveci luan tre ndeshje brenda një dite

Më: 16 mars 2019 Në ora: 21:06
Visar Ejupi

Diçka e pazakontë ndodhi sot në basketbollin vendor.

Talenti rahovecas Visar Ejupi i cili është edhe pjesë e kombëtares kosovare në basketboll për gjeneratat U16 i’u desh të paraqitet në plotë tri ndeshje, dhe atë brenda një dite.

Ejupi në ndeshjen që filloi në ora 10:00 kundër skuadrës së Penzës (U16) shënoi plot 35 pikë, pastaj nga ora 12:00 në ndeshjen ndaj Lipjanit (U18) shënoi 12 pikë dhe arriti 10 kërcime.

Ndërkaq qershia mbi tortë ishte kur Ejupi u paraqit edhe me skuadrën e parë të KB Rahovecit në kuadër të Superligës së basketbollit kosovar ndaj KB Borea, ku edhe në këtë duel kishte statistikë fenomenale( 6 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 2 bllokada dhe 2 asiste).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat