Të hënën ndeshje revyale në Therandë për nder të familjes Berisha dhe Lumi 

Basketboll

Të hënën ndeshje revyale në Therandë për nder të familjes Berisha dhe Lumi 

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:57
Të hënën ndeshje revyale në Therandë për nder të familjes Berisha dhe Lumi 

Në organizim të KB Golden Eagle Ylli dhe në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në Therandë do të organizohet një ndeshje revyale për nder të dëshmorëve të rënë të familjes Berisha nga Theranda, si dhe për nder të ndjerit Isuf Lumi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së. I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar kështu maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë. Në këtë ndeshje revyale, e cila do të zhvillohet më 25 mars  (e hënë) me fillim nga ora 18:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë, do të takohen organizatori i këtij aktiviteti, KB Golden Eagle Ylli kundër kundër lojtarëve të huaj që luajnë në Superligën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat