Faqeziu që i thoshte vetes sportist i madh, kishte thënë: Kosova është shpirti dhe zemra e Serbisë

Basketboll

Faqeziu që i thoshte vetes sportist i madh, kishte thënë: Kosova është shpirti dhe zemra e Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:52
Faqeziu që i thoshte vetes sportist i madh, kishte thënë: Kosova është shpirti dhe zemra e Serbisë

Nacionalizmi serb përfshihet në të gjitha fushat, mbase edhe të sportistët e tyre që luajnë në nivelet më të larta. Duhet kujtuar një intervistë shumë të poshtër të ish basketbollistit serb Vlado Divac, që atëkohë luante për Sacramenton, kur thoshte se nuk është e drejtë që të bombardohet sovraniteti i Jugosllavisë. Në pyetjen e gazetarit para 20 viteve drejtuar Divacit, se do të thoni se Kosova është pjesë e juaja?

“Kosova është shpirti dhe zemra e Serbisë, kënd të pyetesh në Serbi çdo kush kish vdekur për të”, kështu kishte thënë faqeziu Divac!

Intervista e para 20 viteve është publikuar nga portali serb “Informer”, por Divac aspak nuk kishte shprehur keqardhje për mijëra shqiptarë të vrarë (gra, fëmijë, pleq, mijëra femra të dhunuara) nga pushtuesi serb, nga shteti i tij serb, por kishte kundërshtuar intervenimin e NATO-s ndaj Serbisë pushtuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat