Portland fiton dramën ndaj Brooklyn Nets

Basketboll

Portland fiton dramën ndaj Brooklyn Nets

Më: 26 mars 2019 Në ora: 12:13
Foto

Disa sfida shumë interesante u zhvilluan mbrëmë në NBA.

Katër ndeshje u luajtën në NBA e pa dyshim më dramatikja ishte ajo e Moda Center të Portlandit mes Blazers dhe Nets, që u vendos vetëm pas dy vazhdimeve, me kohën e rregullt që u mbyll 120-120, shkruan KosovaPress.

Në fund, festuan vendasit, të cilët triumfuan 148-144, duke siguruar edhe pjesëmarrjen në play off në Konferencën e Perëndimit.

Në radhët e Blazers shkëlqyen me Jusuf Nurkiq me 31 pikë e 16 kërcime dhe Damian Lillard me 31 pikë e 12 asistime.

Për Brooklyn nuk mjaftuan 39 pikët e D’Angelo Russell, që ishte koshashënuesi më i mirë ndeshjes.

Oklahoma City Thunder u mundën 115-103 në fushën e Memphis Grizzlies, duke rrëshqitur madje në vendin e tetë në Perëndim.

Ishte mbrëmja e brazilianit të Grizzlies Bruno Caboclo, që shënoi rekord personal me 24 pikë e 11 kërcime. Kurse 30 pikët e Paul George nuk patën asnjë vlerë për Thunder.

Utah Jazz shkatërroi 125-92 Phoenix Suns, përballje ku shkëlqeu veçanërisht Devin Booker me plot 59 pikë, duke u bërë lojtari i 12 në këtë sezon që realizon mbi 50 pikë.

Por sërish Suns bënë shumë pak si skuadër dhe vazhdojnë të mbeten skuadra më e dobët në Konferencën e Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat