Bucks tregojnë forcën ndaj Rockets

Basketboll

Bucks tregojnë forcën ndaj Rockets

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:09
Në fund festoi ylli i Bucks me rezultatin përfundimtar 108-94.

Tjetër super paraqitje nga skuadra e Milwaukee Bucks.

U luajtën plot 10 ndeshje në NBA, ku interes të veçantë kishte përballja mes dy kandidatëve për çmimin e MVP të sezonit të rregullt, James Harden e Giannis Antetokounmpo.

Në fakt, të dy shkëlqyen në duelin mes Houstonit dhe Milwaukee, por në fund festoi ylli i Bucks me rezultatin përfundimtar 108-94.

19 pikë dhe 14 kërcime realizoi basketbollisti grek, ndërsa Harden shënoi 23 pikë, aq sa Eric Bledsoe shtoi për Bucks.

Ndeshja mes Charlotte Hornets dhe San Antonio Spurs u vendos pas vazhdimeve, ku skuadra vendase triumfoi 125-116.

Në fund të çerekut të katërt, dy herë DeMar DeRozan dhe një herë tjetër Kemba Walker gabuan në tentativën që do t’u jepte fitoren skuadrave respektive.

Ndërsa në vazhdime Walker, me 38 pikë në total, bëri dallimin. Duhet veçuar edhe forma e mirë e Dwayne Bacon, që shtoi 24 pikë të tjera për Hornets.

Nuk mjaftoi triple-double i Luka Donçiç, që realizoi 28 pikë, 12 asistime dhe 12 kërcime për të çuar te suksesi Dallas Mavericks ndaj Sacramento Kings, ku ekipi nga Teksasi u mund 121-125. De’Aaron Fox me 23 pikë e Buddy Hield me 17 siguruan fitoren e Kings.

Ndërkohë, Los Angeles Lakers, që nuk kanë më mundësi për ta përfunduar sezonin në zonën play off, mposhtën 124–106 Washington Wizards.

23 pikë dhe 14 asistime për Lebron James, por më i miri për kalifornianët rezultoi Kentavious Caldwell-Pope me 29 pikë. Nuk mjaftoi për Wizards paraqitja shumë e mirë e Bradley Beal, që realizoi 32 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat