United Basket e pret Don Boskon

Basketboll

United Basket e pret Don Boskon

Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:36
Ilustrim

Krahas Superligës, në fundjavë do të zhvillohet edhe xhiroja e XVIII në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll.

Vëllaznimi – Vushtrria është dueli me të cilin nis xhiroja, që do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Të shtunën në program janë tri ndeshje, ku Penza e pret Prishtinën e Re me fillim nga ora 14:30, kurse në ora 17:00 Kerasan Prishtina është nikoqire e Istogut, dhe në ora 18:00 Drita është mysafire e Feronikelit.

Të dielën në program është ndeshja tjetër, në ora 19:00 në palestrën e sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan, United Basket e pret Don Boskon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat