Basketbollisti thyen këmbën, por edhe arbitri i shkel sipër

Basketboll

Basketbollisti thyen këmbën, por edhe arbitri i shkel sipër

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:07
Basketbollisti thyen këmbën, por edhe arbitri i shkel sipër

Pamje të tmerrshme vijnë nga ndeshja e djeshme në basketbollin amerikan, mes Portlend Blejzërs dhe Bruklin Nets.

Boshnjaku i Portlend, Jusuf Nurkiç, pësoi një dëmtim horror në këmbën e tij të majtë, teksa e theu pas një hedhje të lehtë, por duke mos e vendosur mirë në tokë.

Por, situata rëndohet akoma më shumë, teksa ishte njëri prej arbitrave, Tajler Ford, i cili nuk e vuri re lojtarin që rënkonte nga dhimbjet, por eci drejt parketit, madje duke u penguar tek këmba e dëmtuar e basketbollistit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat