Trajneri i Lakers mund të shkarkohet: Kjo është deklarata e tij

Basketboll

Trajneri i Lakers mund të shkarkohet: Kjo është deklarata e tij

Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:24
Luke Walton

Luke Walton flitet se mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të LAL në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, ish ndihmës trajneri Golden State, beson se do të jetë edhe për një sezon së paku në pozitën e trajnerit të Lakres.

Skuadra e Lakers do të humb fazën ‘play off’ këtë sezon, edhe pas nënshkrimit me LeBron James, dhe kjo gjë nxiti zërat për largimin e Walton.

“Unë pres maksimalisht që të jem nën drejtimin e Lakers edhe sezonin e ardhshëm” ka thënë Walton.

“Unë shikoj këto gjëra vetëm nga jashtë. Përderisa dikush nga grupi nuk më thotë këtë, vetëm e shikoj nga jashtë. Këto janë gjëra që nuk mund të shqetësohem për to” ka thënë tutje ai.

“Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë; Të përmirësoj skuadrën dhe të bëjë punën time” ka thënë ndër të tjerash Luke.

Luke Walton dhe LeBron James besohet se kanë pasur disa ‘konfrontime’ edhe gjatë këtij sezoni, sipas raportimeve nga Los Angeles.

Megjithatë, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i udhëheqësve të kësaj skuadre për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat