Ylli fiton derbin

Basketboll

Ylli fiton derbin

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:08
Ylli

Golden Eagle Ylli ka arritur të shënojë fitore në përballjen ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 88:83.

Me këtë fitore, skuadra nga Theranda është përforcuar edhe më tepër në pozitën e dytë, nga e cila tashmë është e qartë se do të startojë në play-off.

Garrius Holloman me 29, Leonard Mekaj me 21 dhe Alban Veseli me 18 pikë ishin më të dalluarit te skuadra fituese.

Te Ponte Prizreni më efikasi ishte Malcom Canada, i cili ndeshjen e përfundoi me 23 pikë, ndërsa Urim Zenelaj kontribuoi me 15 pikë të shënuara.

Në anën tjetër, kryeqytetasit kanë mposhtur në udhëtim skuadrën nga Prizreni, Bashkimin, me rezultat  91:102.

Dardan Berisha me 21 pikë të shënuara ishte më i merituari për fitoren e Prishtinës, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Meriton Ismaili me 18 pikë, Divine Myles me 16 dhe Denis Krestinin me 12 sosh.

Në radhët e skuadrës prizrenase më efikasit ishin Jordan Capps me 31 pikë dhe Drilon Hajrizi me 20 sosh.

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera, ku do të përballen AFK Borea – Lipjani (14:00) dhe Rahoveci – Trepça (17:00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat