Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në bashkëpunim me KB Rahoveci dhe Komunën e Rahovecit në fundjavë në palestrën “Mizahir Isma” do të organizohet Final Four i Kupës së Kosovës për grupmoshën U16 dhe U18.
Ekipet gjysmëfinaliste në kategorinë U16 janë M Junior, Vushtrria Basket, Kerasan Prishtina dhe Borea, kurse te U18 janë Penza, Kerasan Prishtina, Borea dhe Golden Eagle Ylli.
Orari i ndeshjeve:
E shtunë (06.04.2019):
11:00 M Junior – Vushtrria Basket (U16)
13:00 Kerasan Prishtina – Borea (U16)
15:00 Penza – Kerasan Prishtina (U18)
17:00 Borea – Golden Eagle Ylli (U18)
E dielë (06.04.2019):
14:00 Finalja – U16
16:00 Finalja – U18