Lipjani me një thirrje që të habit: Merre familjen e njoftoj shokët e shoqet 

Basketboll

Lipjani me një thirrje që të habit: Merre familjen e njoftoj shokët e shoqet 

Nga: K. Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:11
Lipjani me një thirrje që të habit: Merre familjen e njoftoj shokët e shoqet 

Qyteza simpatike Lipjani po jeton me basketbollin, me ekipin e Lipjanit që kërkon sigurimin e ekzistencës në elitë. Lipjanit pa dyshim se çuditë apo të habit me një thirrje aq interesante e simpatike!
“Ndeshja e xhiros së XXVI në Superligën e Kosovës në basketboll. “Jemi nikoqir i ekipit që momentalisht është kampion në fuqi të Superligës së 2018/19 KB Bashkimi, në këtë vikend presim kampionët në fuqi që të zbarkojnë në palestrën tonë në ora 19:00 me datën 7 prill në “Better Life Center” në Lipjan.
Pasi në palestrën tonë po tregohemi arrë e fort për çdo ekip gjithashtu do tregohemi edhe kundër Bashkimit !
Atmosfera brenda palestrës si çdo herë full, pa as edhe një ekses, ku kemi marr lavdata nga FBK po edhe nga klubet tjera për organizimin që po bëjmë. 
Brenda parketit do zhvillojmë një lojë të fortë dhe padyshim nga tribunat një spektakël nga Tifozët tonë që do jenë lojtari i 6-të i ekipit tonë, ‘Ultras Tigrat’, Të dielën mos e le pa ardhë. Merre familjen e njoftoj shokët e shoqet. Përkrahja juaj po na jep forcë për të luftuar dhe për të bërë krenar qytetin tonë!
Biletat janë 1 euro tribunë e 2 euro parket. “, shkruan në faqen e klubit të Lipjanit. Pas 25 jave Lipjani është në vend të parafundit përkatësisht të 7-të me 29 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat