Feronikeli afër finales

Basketboll

Feronikeli afër finales

Më: 4 prill 2019 Në ora: 12:08
Feronikeli

Kampioni i stinorit të rregullt, Feronikeli ka shënuar fitore të thellë ndaj Istogut musafirë me rezultat (111:68).

Ekipi i drejtuar nga Petrit Zeqiri e nisi keq ndeshjen, por arriti të këndellet ka fundi I çerekut të parë, duke e mbyllur çerekun në avantazh minimal (22-21). Në çerekun e dytë Feronikeli u shkëput me epërsi të thellë (58-34).

Krejt në fund Feronikeli arriti pa ndonjë telashe tek fitorja e parë, që i siguron avantazhin 1-0 në seri ndaj Istogut në PLAY OFF.

Më të dalluarit në fitoren e Feronikelit ishin, Art Hajdari me 27 pikë, 10 kërcime, Desmond Gattis poashtut me 27 pikë, Mustafë Merovci me 20 pikë si dhe Muhamedali Janjeva me 15 pikë.  

Në anën tjetër tek Istogu pikë dyshifrore shënuan, Ardit Pepaj me 30 pikë, Diamant Shabani me 12 pikë dhe 11 kërcime si dhe Labinot Kelmendi me 14 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat