Penza dhe Kastrioti në ethe të ndeshjeve të radhës

Basketboll

Penza dhe Kastrioti në ethe të ndeshjeve të radhës

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:25
Penza dhe Kastrioti në ethe të ndeshjeve të radhës

Prishtina dhe Bashkimi e kanë bërë një hap para për në finalen e play-offit në Ligën e Femrave në basketboll.

Basketbollistet e Prishtinës kanë shënuar fitore bindëse ndaj Penzes në kryeqytet me rezultat 100:51 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit. Edhe vashat prizrenase me lehtësi kanë triumfuar në përballjen me Kastriotin, të cilën skuadër e kanë mundur me shifrat 89:41.

Ndërkaq ndeshjet e dyta gjysmëfinale do të luhen të shtunën, njëra në Pejë dhe tjetra në Prizren.

Të shtunën me fillim nga ora 16:00 në palestrën "Sezai Surroi", Bashkimi e pret Kastriotin, si dhe duke filluar nga ora 17:00, Penza është nikoqir i Prishtinës.

Në rast fitoreje të Prishtinës dhe Bashkimit, të dy këto skuadra do të radhiten në finalen e madhe, e cila këtë edicion do të luhet në tri fitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat