Warriors fitore ndaj të rinjve të Lakers, Milwaukee dominon në Lindje

Basketboll

Warriors fitore ndaj të rinjve të Lakers, Milwaukee dominon në Lindje

Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:00
Nba

Tri ndeshje të luajtura sot në NBA. Kampionët e Golden State fituan 108-90 në fushën e Lakers, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në Perëndim. Pas eliminimit nga gara për play off, Lakers vazhdojnë të luajnë me shumë djem të rinj, ndaj për Warriors ishte e lehtë fitorja. Për kampionët u dallua Cousins me 21 pikë.

Milwaukee fitoi 128-122 jashtë fushe, duke mundur Philadelphia, sukses që mban Bucks në vendin e parë në Lindje. Ndeshje me dy pamje, më e mirë për vendasit në pjesën e parë, ku u dallua Embidd, që realizoi një “triple double” (34 pikë, 13 rebound e 13 asist). Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e Milwaukee, ku shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, autor i 45 pikëve dhe 13 rebound.

Skuadra e Sacramento, falë 23 pikëve të Hield, mundi 117-104 Cleveland, ndeshje e dominuar nga vendasit, që parën një epërsi të lehtë gjatë gjithë ndeshjes. Gjithsesi, kjo mbeti një fitore për statistikë, pasi të dyja ekipet janë jashtë zonës play off.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Milwaukee, 122-128

Sacramento – Cleveland, 117-104

Lakers – Golden State, 90-108

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat