Vushtrria Basket - Borea në finale

Basketboll

Vushtrria Basket - Borea në finale

Më: 6 prill 2019 Në ora: 15:49
Vushtrria Basket - Borea në finale

Sot në palestrën "Mizahir Isma" në Rahovec janë zhvilluar gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 në konkurrencën e meshkujve.

Vushtrria Basket është skuadra e parë që e ka siguruar një vend në finale pas fitorës ndaj M Juniorit me rezultat 47:54, ndërsa në finale do të takohet me Borean, e cila triumfoi ndaj Kerasan Prishtinës me rezultat të ngushtë 65:68.

Finalja e Ligës U16 do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 14:00 në palestrën ‘’Mizahir Isma’’ në Rahovec.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat