Me fitoren ndaj Clippers, Warriors sigurojnë vendin e parë në Perëndim

Basketboll

Me fitoren ndaj Clippers, Warriors sigurojnë vendin e parë në Perëndim

Më: 8 prill 2019 Në ora: 11:46
Me fitoren ndaj Clippers, Warriors sigurojnë vendin e parë në Perëndim

Kampionët në fuqi të NBA kanë regjistruar fitoren e pestë me radhë.

Golden State Warriors kanë siguruar vendin e parë në Konferencën e Perëndimit me një fitore të thellë ndaj Los Angeles Clippers në Oracle Arena.

Kampionët triumfuan me rezultat 131-104 dhe falë humbjes së Denver Nuggets në ndaj Portland Trail Blazzers siguruan edhe matematikisht vendin e parë në Perëndim.

Stephen Curry ishte pikëshënuesi më i mirë i takimit me 27 pikë. Clippers ndërkohë me këtë disfatë humbi një mundësi të shkëlqyer të evitonte një përballje të mundshme me Golden State që në raundin e parë të play-off pasi aktualisht pozicionohet në vendin e tetë dhe pasi u parakalua nga San Antonio mbetet skuadra e tetë në Perëndim.

Pas katër viteve mungesë, Brooklyn Nets kthehen sërish në play-off. Skuadra nga New York, triumfoi ndaj Indiana Pacers 108-96, për të siguruar edhe garat shtesë të NBA.

D’Angelo Russell me 20 pikë të realizuara ishte më meritori në këtë fitore të Nets, që aktualisht renditen në pozitën e gjashtë të Lindjes.

Vendi i parë në Konferencën e Lindjes, është përcaktuar moti dhe ai mbahet nga Milwaukee Bucks, të cilët vazhdojnë të fitojnë.

Këtë herë skuadra nga Wisconsin mposhti Atlanta Hawks, 115-107, ku më i miri i ndeshjes ishte Giannis Antetokuonmpo me 30 pikë dhe 9 kërcime.

Portland Trail Blazzers falë 30 pikëve të Damian Lillard mposhti Denver Nuggets, 115-108 dhe siguroi vendin e katërt në Perëndim teksa do të ketë avantazhin e parketit në play off ndaj Utah Jazz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat