Dy sfida tejet interesante zhvillohen në elitën e basketbollit vendor

Basketboll

Dy sfida tejet interesante zhvillohen në elitën e basketbollit vendor

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:06
Njëra në Rahovec dhe tjetra në Prizren.

Xhiroja e XXVII në Superligën e Kosovës në basketboll veçohet me dy ndeshje mjaft interesante, njëra në Rahovec dhe tjetra në Prizren.

Të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma’’, Rahoveci është nikoqir i Z Mobile Prishtines, ndeshje kjo e cila pritet të sjell rivalitet të madh në parket.

Poashtu me fillim nga ora 19:00 të mërkurën zhvillohet ndeshja Bashkimi – Lipjani në palestrën ‘’Sezai Surroi’’.

Ndërkaq të enjten me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet derbi tjetër i kësaj xhiroje, ai në Prizren në mes Ponte Prizrenit dhe Trepçes.

Të enjten në program është një tjetër ndeshje, ajo në mes Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershor” në Suharekë.

Në katër pozitat e para në tabelën e klasifikimit të Superligës së Kosovës në basketboll rënditen Z Mobile Prishtina 52 pikë, Golden Eagle Ylli me 44, Rahoveci mban vendin e tretë me 43 ndërsa në vendin e katër rënditet Bashkimi me 39 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat