Nowitzki pensionohet nga basketbolli

Basketboll

Nowitzki pensionohet nga basketbolli

Më: 10 prill 2019 Në ora: 13:47
Dirk Nowtizki

Legjenda e NBA, ka luajtur ndeshjen e fundit para tifozëve të Dallas Mavericks.

Dirk Nowtizki e mbylli në mënyrën më spektakulare të mundshme aventurën e tij me Dallas Mavericks.

Në moshën 40-vjeçare dhe pas 20 viteve te skuadra teksane gjermani u tërhoq nga basketbolli teksa në ndeshjen e tij të fundit para tifozëve të Dallas realizoi plot 30 pikë në fitoren 120-109 ndaj Phoenix Suns.

Dallas dhe tifozët e skuadrës teksane i realizuan një ceremoni spektakolare lamtumire, ndërsa pronari i Dallas Mark Cuban i bëri disa premtime Nowiztkit.

Ai do të tërheqë numrin 41 të tij, do t’i ndërtojë një statujë gjigante dhe magjepsëse si dhe i ka ofruar një vend pune të përjetshëm te Mavericks, në një pozicion drejtues që ai dëshiron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat