Reagon ashpër Federata e Basketbollit e Kosovës, kujdes!

Basketboll

Reagon ashpër Federata e Basketbollit e Kosovës, kujdes!

Nga: K. Goca Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:26
Reagon ashpër Federata e Basketbollit e Kosovës, kujdes!

Si gjithmonë ka faqe fantome që hapen dhe mundohen përmes atyre faqeve të plasojnë lajme kinse si zyrtare në basketbollin tonë. Federata e Basketbollit e Kosovës, ka reaguar ashpër dhe ka kërkuar që të kenë kujdes nga faqet fantome, madje ka njoftuar opinionin se cilat janë adresat zyrtare dhe mos të bien pre e dezinformatave!
“Adhurues të sportit/basketbollit,  nëpërmjet këtij postimi Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dëshiron t’i informojë të gjithë sportdashësit/basketbolldashësit që e vetmja faqe zyrtare në rrjetin social Facebook e FBK-së është Basketball Federation of Kosovo, ndërsa në rrjetin social Twitter është FBKZyrtare, si dhe në rrjetin social Instagram është kosovobasketball. 
Asnjë faqe tjetër në këto rrjete sociale nuk është nën menaxhim të FBK-së, dhe si rrjedhojë lajmet e vetme zyrtare të FBK-së publikohen në faqet zyrtare të saj për të cilat FBK mban përgjegjësi, ndërsa për të tjerat nuk mban përgjegjësi. Faqja zyrtare: www.basketbolli.com; Facebook: Basketball Federation of Kosovo; 
Twitter: FBKZyrtare; Instagram: kosovobasketball”, njofton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat