Dardan Berisha, mbret i basketbollit! - Bota Sot
Dardan Berisha, mbret i basketbollit!

Basketboll

Dardan Berisha, mbret i basketbollit!

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:33
Dardan Berisha, mbret i basketbollit

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 91:94 në perballje me Rahovecin në kuadër të xhiros së XXVII të Superligës së Kosovës në basketboll. 
Dardan Berisha është mbret i basketbollit. Më efikasit te bardhekaltrit ishin Dardan Berisha me 42 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, Ahmed Bashir me 24 pikë e 14 kërcime dhe Divine Myles me 10 pikë, 4 kërcime dhe 5 asistime. 
Në radhët e ekipit nga Rahoveci më i dalluari ishte Frederick Richardson me 34 pikë dhe 9 kërcime, kurse Deshon Minnis ka shtuar 24 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime. 
Ndërkaq, Bashkimi me lehtësi ka shënuar fitore në përballje me Borean me rezultat 181:63.
Të enjten në program janë dy ndeshje në kuadër të kësaj xhiroje, Golden Eagle-Lipjani dhe Ponte Prizreni-Trepça me fillim nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...