Dushku në Final të EuroLeague u takua me krerët më të lartë të FIBA-s, u përgëzua për punën e madhe që FBK po e bën...

Basketboll

Dushku në Final të EuroLeague u takua me krerët më të lartë të FIBA-s, u përgëzua për punën e madhe që FBK po e bën...

Më: 15 prill 2019 Në ora: 20:56
Elvira Dushku është takuar edhe me Drejtorin Ekzekutiv të FIBA Evropës, Kamil Novak, me anëtaren e FIBA Bordit Qendror, Lena Wallin-Kantzy, si dhe me kandidatin për kryetar të FIBA Evropës, belgun Cyriel Coomans.

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku prej 12 deri më 14 Prill 2019 ka qëndruar në Sopron të Hungarisë, ku është zhvilluar Final Four i EuroLeagueWomen. Krahas ndeshjeve të Final Four, Dushku ka marr pjesë edhe në aktivitetet tjera të organizuara nga FIBA dhe organizatori, pra skuadra e Sopronit. Me këtë rast Dushku është takuar me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të FIBA Botës, Andreas Zagklis. Ky i fundit e ka përgëzuar Dushkun për punën e madhe që FBK po e bën me gjenerata të reja dhe në veçanti në programet e FIBA-s, ku FBK është shumë aktivite në implementimin e këtyre programeve. 

agklis po ashtu e ka përgëzuar Dushkun për palestrat e stërmbushura gjatë aktiviteteve të Përfaqësueses A të Kosovës në Prishtinë dhe të Kosova U18 vitin e kaluar, por edhe të ndeshjeve të tjera në basketbollin e Kosovës. Zagklis në fund i ka dëshiruar suksese Dushkut në organizimin e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B në Prishtinë, si dhe në aktivitetet tjera që FBK dhe FIBA do ti organizojnë gjatë këtij viti në kuadër të projekteve të ndryshme.

Përveç Zagklis, Dushku është takuar edhe me Drejtorin Ekzekutiv të FIBA Evropës, Kamil Novak, me anëtaren e FIBA Bordit Qendror, Lena Wallin-Kantzy, si dhe me kandidatin për kryetar të FIBA Evropës, belgun Cyriel Coomans, njëherësh nënkryetar aktual i këtij asociacioni. Temat e këtyre takimeve kanë qenë kryesisht të lidhura me zhvillimin e basketbollit femëror dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat