Çmenduri në shtëpinë e kampionëve

Basketboll

Çmenduri në shtëpinë e kampionëve

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:40

E pabesueshme! Los Angeles Clippers kanë fituar 135:131 në fushën e kampionëve të Golden State, duke barazuar 1:1 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit dhe duke hyrë në historinë e NBA-së, sepse arritën të përmbysin 31 pikë disavantazh nga perioda e tretë deri në fund.

Ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Warriors, që u shkëputën deri në 31 pikë, por në fund erdhi përmbysja spektakolare e ekipit nga Los Anxhelosi, që regjistroi një rezultat të pjesshëm 72:37 për ta mbyllur me triumf!

Curry realizoi 29 pikë e Durant 21, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Lou Williams me 36 pikë e 11 asist ishte lider në fushë për Clippers, mbështetur nga Harrell me 25 pikë e Gallinari me 24.

Barazohet 1:1 edhe seria e çerekfinaleve mes Philadelphia e Brooklyn. Skuadra e 76ers fitoi 145:123 ndaj Nets, në një ndeshje spektakolare. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, skuadra e Philadelphia u shkëput në pjesën e dytë. 

Gjashtë lojtarë të Philadelphia realizuan mbi 10 pikë, me Embiid që realizoi 23 pikë e 10 rebound. Ai u mbështet edhe nga Simmons, që realizoi një “triple double” (18 pikë, 10 rebound e 12 asist). Te Brooklyn zhgënjyen titullarët, duke mos dhënë atë që pritej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat