Përgjigjet Rifati: Kur je i pastër para Zotit, kushdo që leh për mua karvani ec 

Basketboll

Përgjigjet Rifati: Kur je i pastër para Zotit, kushdo që leh për mua karvani ec 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2019 Në ora: 17:38
Përgjigjet Rifati: Kur je i pastër para Zotit, kushdo që leh për mua karvani ec 

Debutuesi i elitës së basketbollit Ponte Prizreni, si mysafirë triumfoi me rezultat të ngushtë 71:70 kundër Rahovecit, në ndeshjen e vlefshme të play-off-it (meshkujt). Megjithatë, kjo humbje e Rahovecit ka irrituar tifozët e këtij ekipit “Vreshtarët”, të cilën kanë akuzuar për manipulim dy lojtarë të klubit të tyre Deshaun Minnis dhe Fred Richardson, si dhe trajnerin e Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati. Trajneri i Ponte Prizrenit është shumë i qetë dhe sipas tij, këto janë krejt shpifje.
“Thjesht shpifje, i kuptoj mllefin dhe djeksimin nga humbja por kjo është e pabazë”, tha Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
A iu stresojnë këto akuza për manipulim?
 “Aspak, kur je i pastër para Zotit, kushdo që leh për mua karvani ec”, përgjigjet Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat