Lëvizje e madhe nga Ajaxi

Basketboll

Lëvizje e madhe nga Ajaxi

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:05
Erik Ten Hag

Ajaxi është padyshim skuadra e sezonit. Me eliminimin e Realit dhe të Juventusit, skuadra holandeze është në qendër të vëmendjen së opinionit sportiv, jo më kot.

Shumë lojtarë të Ajaxit do të largohen në fund të sezonit dhe këtë klubi e ka të qartë, por nuk pranon vetëm një largim. Klubi i Amsterdamit kërkon të blindojë “arkitektin” e mrekullisë, trajnerin Erik Ten Hag.

Sipas “De Telegraaf”, Erik Overmas, drejtori sportiv, duke parë se kontrata e teknikut përfundon në verën e vitit 2020, në fund të këtij sezoni do të ulet dhe do të rinovojë bashkëpunimin dhe kontratën me të.

Një lëvizje e madhe kjo për Ajaxin, duke blinduar një trajner, që e di shumë mirë mentalitetin e skuadrës dhe djemtë e rinj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat