Zvezda e urryer, kështu kaloi e u pështy....

Basketboll

Zvezda e urryer, kështu kaloi e u pështy....

Nga: K. Goca Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:36
Zvezda e urryer, kështu kaloi në e kështu u pështy....

Skandal në ndeshjen Buduçnost nga Podgorica dhe Cërvena Zvezda e Beogradit! Amar Nuhoxhiq, biri i ministrit të policisë malazeze, Mevludin Nuhoxhiq, pështyu basketbollistët kuq dhe bardhë në "Moraça", shkruan një farë Kuriri serb.

Cërvena Zvezda kudo që shkon është klub i urryer dhe nuk durohet për shkak të nacionalizmit që kanë. Sipas ‘Kurir’ ai së pari pështyu Filip Çoviçin në fytyrë, pastaj vazhdoi të ecë nëpër fushë dhe ka pështyrë rend mysafirët nga Beogradi.

Nuk është hera e parë që serbët ankohen dhe bëhen viktima. Këtë ndeshje me plotë meritë e fituan skuadra malazeze me rezultat 80:72 në kuadër të play-off-it në ABA League.

“Asnjë nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë dhe rendin nuk reagoi”, shkruan ky farë mediumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat