Feronikeli në histori, anëtari më i ri i Superligës

Basketboll

Feronikeli në histori, anëtari më i ri i Superligës

Më: 21 prill 2019 Në ora: 12:50
Feronikeli në histori, anëtari më i ri i Superligës

Klubi i basketbollit Feronikeli nga Drenasi shkruan historinë duke u inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës (meshkujt), pasi mposhti në ndeshjen e tretë finale të play-offit skuadrën e Vëllaznimit me rezultat 70:49.

Për fitoren e Feronikelit kontribuuesi kryesor ishte Art Hajdari me 23 pikë, ndërsa me lojë të mire u dalluan edhe Desmond Gattis me 14 dhe Beq Kovaqi me 11 pikë. Te Vëllaznimi me i dalluari ishte Atik Koshi me 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat