Shatri: Ndjenjë e keqe që të përcillesh me polici! 

Basketboll

Shatri: Ndjenjë e keqe që të përcillesh me polici! 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2019 Në ora: 16:12
Shatri: Ndjenjë e keqe që të përcillesh me polici! 

Është zhvilluar finalja e tretë e finales së play-off-it të Superligës së Kosovës në konkurrencën e femrave, mes Bashkimit, kampione në fuqi dhe fitueses së Kupës Prishtinës, e cila pati tensione të mëdha pas përfundimit të saj, në të cilën triumfuan vashat nga kryeqyteti me rezultat 79:77 dhe avancojnë me 2:1 në serinë e fitoreve! Trajneri i Prishtinës, Fidan Shatri sa është i lumtur për fitoren e madhe, ku janë afër titullit të Kosovës aq edhe i zhgënjyer që me polici u përcollën nga palestra e Prizrenit e deri te autostrada që e lidh me kryeqytet. Sipas tij, nuk e ka pritur këtë që të sulmohen e fyhen ai dhe basketbollistet e tij, për faktin se kanë raporte shumë të mira me klubin Bashkimi. 
“Bota sot”: Prishtina avancon me 2:1 në serinë e fitoreve të finales së play-off-it, a jeni shumë afër titullit të kampionit?
Fidan Shatri:
Realisht 3:0 duhej të ishte pasi lojën e parë nuk na fituam po ju dhamë ndeshjen me gabimet tona. Po mendoj që nëse shikojmë ecurinë e këtij viti po jemi afër titullit, por janë 40 minuta të tjerë që do të jenë “luftë”.

“Bota sot”: Ku ishte arma më e fortë e kësaj fitore në Prizren, një rezultat i ngushtë 77:79?
Fidan Shatri
: Tre çerekut e parë ishte diferenca +17, në çerekun e fundit na doli loja prej kontrolli pasi që ndoshta menduam që përfundoj gjithçka, ndërsa Bashkimi shfrytëzoj këtë gabim tonin dhe u afrua në rezultat, merituam ne të fitojmë pasi që pjesën më të madhe dominuam.
“Bota sot”: Përfundim me tensione, përse gjithë ai mllef dhe sulm ndaj Fidan Shatrit?
Fidan Shatri:
Për këtë nuk jemi bërë gati pasi kemi raporte të mira sidomos me kryetarin e Bashkimit Perteshi. Këto kërcënime që janë bërë dhe sulme për mua janë dytësore, pasi që është normale që të fitosh në shtëpi të dikujt është pak e vështirë. Jam kërcënuar.

“Bota sot”:  A u ndjeve keq që dolët nga palestra nën përcjelljen e policisë?
Fidan Shatri:
Normal se është ndjejnë e keqe që të përcillesh me polici. 
“Bota sot”: Si e sheh Prishtinën në ndeshjen e katërt?
Fidan Shatri:
Prishtina në ndeshjen e katërt do ta përfundoj serinë finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat