Rahoveci në gjysmëfinale - Bota Sot
Rahoveci në gjysmëfinale

Basketboll

Rahoveci në gjysmëfinale

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:36
Rahoveci në gjysmëfinale

Rahoveci është skuadra që ka kaluar në gjysmëfinale të Play-offit në Superligë. Rahovecasit mposhtën në takimin e tretë Ponte Prizrenin me rezultatin 84:65.

Çereku i parë ishte në favor të vendasve të cilën e mbyllën me 4 pikë epërsi, 24:20. Duhet theksuar që në këtë periudhë kryetrajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati është përjashtuar nga takimi pas sjelljeve josportive në drejtim të gjyqtarëve dhe futjes në parket.

Edhe çerekun e dytë vreshtarët e bënë për vete për të shkuar në pushim të pjesës së parë me rezultatin 47:34.

Gjatë pjesës së dytë Rahoveci e menaxhoi mjaftë mirë epërsinë, dhe kështu në fund arriti triumfin me shifrat 84:65.

Më i miri tek fituesit ishte Fred Richardshon me 29 pikë, kurse tek Ponte rezultoi më i miri Malcolm Canada me 16 sosh.

Në gjysmëfinale Rahoveci do të luaj me skuadrën e Golden Eagle Yllit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...