Kaos në Beograd. Sulmohen basketbollistët Buduçnostit të Malit të Zi. Vrisni ‘shiptarët’ - Bota Sot
Kaos në Beograd. Sulmohen basketbollistët Buduçnostit të Malit të Zi. Vrisni ‘shiptarët’

Basketboll

Kaos në Beograd. Sulmohen basketbollistët Buduçnostit të Malit të Zi. Vrisni ‘shiptarët’

Më: 22 prill 2019 Në ora: 19:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Beograd po mbretëron atmosferë e tensionuar. Bëhet fjalë për ndeshjen e serisë finale të play-off-it ndërmjet ekipit serb të Crvena Zvedës dhe atij malazez, Buduçnosti.

Po sa kanë dalë në parket malazezët, tifozët huliganë serbë i kanë fyer, gjujtur e sharë.

Në një moment, disa tifozë kanë hyrë edhe në terren.

Më pas, basketbollistët e ekipit nga Podgorica janë detyruar të ikin në zhveshtore.

Ata janë quajtur edhe ‘shiptari’. “Vrisni shiptarët”, janë dëgjuar brohorima nga huliganët kriminelë serbë.

Atmosferë e tensionuar ka mbretëruar edhe në ndeshjet e kaluar të zhvilluara në Podgoricë.

Ndeshja ende nuk ka filluar… 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...