Skena trishtuese, basketbollistët përjetuan në Beograd fatin e Kombëtares shqiptare në vitin 2014

Basketboll

Skena trishtuese, basketbollistët përjetuan në Beograd fatin e Kombëtares shqiptare në vitin 2014

Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:10
Skena trishtuese, basketbollistët përjetuan në Beograd fatin e Kombëtares shqiptare në vitin 2014

Skena trishtuese dhe skandaloze janë parë mbrëmjen e djeshme në sallën “Pionir” në Beograd gjatë ndeshjes finale të basketbollit mes Cërvena Zvezdës së Beogradit dhe Buducnostit nga Podgorica, raporton gazeta Lajm e Maqedonisë. Lojtarët malazez mezi kanë dal në parket, duke u sulmuar dhe gjuajtur me mjete të ndryshme, pamje të ngjashme sikur ato në ndeshjen e futbollit për eliminatorët e vitit 2014 kur Kombëtarja shqiptare e futbollit kishte përjetuar pritje çnjerëzore nga huliganët serb në stadiumin e Partizanit.

Me siguri këto sjellje skandaloze të huliganëve serb do të marrin dënimin e merituar.

Ndeshja që nisi me një orë vonesë u fitua nga Zvezda me rezultat 97:54 de vendësit u bënë kampion në ABA Liga dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Euroligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat