Bucks kualifikohen në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes

Basketboll

Bucks kualifikohen në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes

Më: 23 prill 2019 Në ora: 12:43
Foto

Janë zhvilluar vetëm dy ndeshje mbrëmë në NBA.

Milwaukee Bucks u bashkohet skuadrave të tjera të NBA që kanë siguruar kualifikimin gjysmëfinale të konferencave të tyre në play off.

Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt e çoi në 4-0 rezultatin e serisë ndaj Detroit Piston e tashmë e presin të paktën katër përballje me Boston Celtics, që eliminuan po me rezultatin 4-0 Indiana Pacers.

Bucks triumfuan 127-104, ku shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, me plot 41 pikë, dhe 9 kërcime, ndërsa Reggie Jackson i Pistons u ndal në 26 pikë, pa mundur të bëjë më shumë për të shmangur humbjen. Antetokounmpo bëhet lojtari i parë në historinë e NBA-së që realizon mbi 40 pikë në më pak se 32 minuta në play off.

Ndërkohë seria mes Houston Rockets dhe Utah Jazz do të zgjasë edhe pak, pasi skuadra nga Teksasi që avanconte 3-0 me ndeshje, u mund në Salt Lake City me rezultat 107-91, me Jazz që realizojnë fitoren e parë në play off.

James Harden ishte më i miri i te Rockets 30 pikë, por që nuk mundi ta shmangte disfatën e ekipit të tij.

Ndërkohë te Utah, ishte Donovan Mitchell me 31 pikë koshashënuesi më i mirë i mbrëmjes, i ndihmuar nga Jae Crowder e Ricky Rubio respektivisht me 23 dhe 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat