Vëllaznimi në emocione të sfidës me Lipjanin - Bota Sot
Vëllaznimi në emocione të sfidës me Lipjanin

Basketboll

Vëllaznimi në emocione të sfidës me Lipjanin

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:32
Vëllaznimi në emocione të sfidës me Lipjanin

Klubi i basketbollit Vëllaznimi nga Gjakova është në emocione të ballafaqimit me Lipjani.
“Pas humbjes ndaj Feronikelit në finale të Play-Of-fit, që njihet si një kundërshtar i fortë dhe me fond të jashtëzakonshëm, ku dihet që do ti bëj ballë edhe Prishtinës në Supërligë, duhet të harrohet gjithçka çka ka kaluar tashmë dhe të shikojmë përpara ku Superligën do ta kërkojmë përmes Play-Out (barazh). Kundërshtar në Play-aut e kemi Lipjanin, sistemi i Play-autit është me dy ndeshje, pra luhen vetëm dy ndeshje dhe shikohet koshavarazhi. 
Ekipi do të jetë gati në maksimum për këto dy ndeshjet të fundit!! I lusim të gjithë sportdashësit që të stërmbushin sallën ‘Shani Nushi{, ndeshja e parë luhet në Gjakovë ku ne kemi përparësinë e terrenit pikërisht këtë mesjavë, 1927 kanë qenë perfekt gjatë këtyre dy ndeshjeve të fundit presim edhe përkrahjen e tyre, edhe tifogrupit tjetër Kuqezinjtë e Jakovës, dy ndeshjet e fundit na duheni jashtëzakonisht në maksimum , për sportin e Gjakovës. 
Pritet edhe rikthimi i amerikanit Taaj Ridley, ku pas lëndimit që pësoi, nuk u paraqit në 3 ndeshjet finale, dhe me shumë shansa do të jetë gati për të mërkurën në orën 19:00”, thuhet nga KB Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...