Me treshe në sekondën e fundit

Basketboll

Me treshe në sekondën e fundit

Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:29

Damian Lillard ka shfaqur paraqitje spektakolare në ndeshjen e pestë ndaj Oklahoma City Thunder të zhvilluar në Moda Center të Portlandit.

Vendasit me epërsinë prej 3:1 hynë në ndeshjen para publikut të vet.

Fitorja 118:115 u vulos nga një treshe në sekondën e fundit e Damian Lillard i cili nga tetë metra me mbrojtjen nga Paul George arriti të fundosë mysafirët me treshe spektakolare.

Lillard mbylli ndeshjen me hiç më pak se 50 pikë duke qenë top performuesi i padiskutueshëm dhe deri tani lojtari më i mirë në Playoff.

Në anën tjetër plasmanin tutje siguruan edhe Toronto Raptors dhe Philadelhpia 76ers, të dyja të cilat mbyllën seritë 4-1 ndaj Orlandos respektvisht Brooklynit.

Kurse, pa probleme ka kaluar tutje edhe Denver Nuggets, duke mposhtur me rezultatin 108:90 San Antonio Spurs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat