Ajo çka ndodhi në Beograd ka shokuar botën!  A sulmohet...

Basketboll

Ajo çka ndodhi në Beograd ka shokuar botën!  A sulmohet...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2019 Në ora: 10:52
Kështu sulmohet lojtarët e Buduçnostit në Beograd

Historikisht tifozët e klubit të basketbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi “Delija” njihet për dhunë dhe për gjëra të turpshme që bëjnë kudo që shkojnë, janë të njohur për të provokuar dhe për të bërë thirrje raciste, madje kanë sharë edhe shqiptarët në ndeshjen e të hënës së 22 prillit, duke kërkuar në kor vritni shqiptarët. Sjelljet e tyre janë të nivelit më të ultë, i sulmuan edhe basketbollistët e Buduçnostit nga Podgorica, në ndeshjen e pestë finale të ABA Leagu.  Ajo çka ndodhin në palestrën ‘ Aleksandar Nikoliç’ në Beograd ka shokuar edhe botën jo vetëm sportive. Gazeta e mirënjohur franceze “Lequipe” ka shkruar për këtë akt të turpshëm madje çka i ndodhi basketbollistit francez të Buduçnostit, Edwin Jackson, i cili ka qenë cak i tifozëve. 
Francez Edwin Jackson ishte fyer në baza racore. “Edwin Jackson po luante në ndeshjen e pestë vendimtare të finales së Ligës ABA me klubin e tij malazez Buduçnosti nga Podgorica të hënën. Lojtari francez thotë se ai ishte objektiv, si shokët e tij, të pështymjes dhe u fyen në baza racore. Basketbollisti ka shprehur 
shqetësimin e tij nëpërmjet Instagramit. "Është e trishtueshme për sportin tim", shkruan ai. A ka më turp se të pështyhet lojtari nga tifozët, të hidhen karriget e gjithçka tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat