Turp për ju se si aryetoheni! Përmendni edhe presidentin e shtetit edhe Markon

Basketboll

Turp për ju se si aryetoheni! Përmendni edhe presidentin e shtetit edhe Markon

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:37
I pafytyri nuk kërkon as falje, përmend edhe presidentin e shtetit edhe Markon

Në vend që të kërkon falje, ai arsyetohet dhe akuzon. Sa i pafytyrë ky farë Nebojsha Çoviç, president i klubit të basketbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, klubi më i urryer në rajon. Në finalen e pestë të ABA League në basketboll ndodhën gjëra të turpshme në palestrën “Alexandar Nikoliç” në Beograd, u pështynë dhe u sulmuan basketbollistët e Buduçnostit nga Podgorica. Çoviç nuk kërkon falje, por tregon faqen e zezë të tij, bile edhe mundohet të bëhet viktimë. 
“Serbinë e quajnë fëlliqësirë, ndërsa pastaj vijnë në Beograd!”, kështu thotë Çoviç. “Ne kemi identifikuar 36 persona. Ti kompletojmë dokumentacionet dhe do të publikojmë me të gjitha fotografitë dhe biografitë. Ata të gjithë janë treguar para presidentit të shtetit Mile Gjukanoviç se janë ‘malazezë të mirë’”, e ka nisur rrëfimin Çoviç në programin e mëngjesit në TV Hepi. Kryetari i Zvezdës ka qenë i mllefosur për shkak të rrahjes brutale të dy djemve në “Moraça” që kishin ardhur për ta ndjek ndeshjen.
“Qytetarët e Malit të Zi duhet të shqetësohen se si është ardhmëria e tyre. Ajo që më shqetëson është se si sillen me njerëzit tanë atje. I keni parë djemtë tanë që janë rrahur. Ai Marko Lekiç i cili sulmon djaloshin në stomak, pa u provokuar, është djalë i një Lekiçit me emër. Të kuptohemi, ata dy djem nuk janë huliganë, por mjekë”, tha Çoviç, duke arsyetuan idiotizmin e tij dhe të “Delijave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat